Detaje të reja janë zbardhur nga oepracioni i zhvilluar nga SPAK mbrëmjen e së hënës, ku janë lëshuar 12 urdhër-arreste.
Mësohet se në pranga është vënë edhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit.
Urdhër-arreste janë lëshuar edhe për Erzen Breçanin dhe djali i tij Eralbi Breçanin, të cilët akuzohen për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve të Komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni.
Ndërsa masë arresti është caktuar edhe për Ervin Matën, personin që është përfshirë në vrasjen në zonën e ish Bllokut, ku mbeti viktimë Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.