Kati i dytë i një banese ka marrë flakë pak momente më parë në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit.
Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkarkesë e elektrike, e cila ka ndezur drutë që familja mbante në katin e dytë.
Situata paraqitet e rëndë, ndërsa në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit dhe po punojnë për fikjen e flakëve. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.