Si do jenë temperaturat javën e ardhshme? KUJDES, e shtuna me mot të paqëndrueshëm dhe me shi

E shtuna do jetë me mot të paqëndrueshëm ndërsa të dielën ndryshon situata, ku kushtet atmosferike do jenë të qëndrueshme.

Sipas Eneida Doçi e shtuna do karakterizohet nga moti i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu e bore, ndërsa e diela sjell ndryshme.

Do kemi mbizotërim të motit të kthjellët, ndërsa vranësira mesatare dhe kalimtare gjatë pasdites. Temperaturat minimale do të shkojnë deri në -1 gradë në zonat malore ndërsa maksimalet deri në 17-18 gradë në zonën perëndimore dhe bregdetare.

“Gjatë të shtunës moti do të jetë me kushte relativisht të paqëndrueshme, moti është me alternime dhe kthjellime, po ashtu edhe me vranësira të herëpashershme. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në veri dhe qendër të vendin në formën e shtrëngatave dhe afatshkurtra. Reshjet e borës do të mbeten prezente në majat e maleve dhe në veri dhe verilindje të vendit. Situata do të ndryshojë gjatë ditës së diel, po ashtu edhe në javën që presim.

Ditën e diel moti do jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, kemi mbizotërim të motit të kthjellët, ndërkohë që kemi vranësira mesatare dhe kalimtare kryesisht gjatë orëve të mesditës. Temperaturat minimale nuk do të jenë më të ulëta se -1 gradë, kjo kryesisht gjatë zonave malore, po ashtu do të arrijnë deri në 17-18 gradë në zonat perëndimore dhe bregdetare. Kjo situatë do të vazhdojë edhe gjatë javës, nuk do të ketë luhajte të ndjeshme të temperaturave”, shprehet sinoptikania Doçi.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *