Merr flakë biznesi në një fshat të Korçë, gjithçka nisi nga zjarri që iu vu mbetjeve, në rrezik linja e tensionit

Një biznes ka marrë flakë në afërsi të fshatit Neviçisht në Korçë. Paraprakisht raportohet se persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një sasie mbetjesh.

Por, era e fortë që frynte në atë zonë, ka bërë që flakët të përhapen dhe të vënë në rrezik edhe biznese të tjera që ndodhen në zonë.

E rrezikuar është edhe linja e tensionit të mesëm që furnizon me energji elektrike disa fshatra. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *