Merret vendimi, çmimi i energjisë elektrike NUK do të rritet as për muajin nëntor

Çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet as këtë muaj për ata që shpenzojnë mbi 800 KwH. Lajmin e ka dhënë sot kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, teksa është pyetur nga gazetarët në Kryesinë e Kuvendit.

Ashtu siç bëri në muajin tetor, sepse fasha ishte parashikuar të aplikohej më 1 tetor 2022, qeveria ka vendosur që kjo masë të pezullohet për muajin e dytë radhazi. Balla tha se pavarësisht vendimit të mëparshëm, ERE është njoftuar për pezullimin e vendimit.

“Shtyrjen edhe për muajin nëntor, edhe pse shi s’ka pasur asnjë pikë, qeveria ka vendosur se për shkak të miëradministrimit dhe ndërgjegjes së qytetarëve shqiptarë që kanë dhënë efektet e para të uljes së shpenzimet të energjisë. Është një opsion, por qeveria ka njoftuar në kohë Entin Rregullator se nuk do aplikohet”, u shpreh Balla.

Çfarë do të ndodhte nëse do të aplikohej fasha 800 KwH?

Nëse një familje harxhon deri në 800 KwH energji elektrike, që i korrespondon një fature prej 7,600 lekësh në muaj, nuk do të ketë tarifim shtesë. Por, nëse sasia e korentit e konsumuar e kapërcen këtë fashë, atëherë çdo kilovat mbi 800-ën, do të paguhet me çmimin e tregut, 42 lekë.

Për shembull, nëse një familje do të konsumojë 900 kwh në muaj, pagesa finale mujore do të jetë 11,800 lekë, nga 8,550 lekë që ishte më parë, ose 38% më shumë, pasi vetëm për 100 KW shtesë, familja do të paguajë 4,200 lekë.

Sa më shumë të rritet konsumi, aq më e lartë do të jetë fatura mujore.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *