Mes duartrokitjeve dhe lotëve, niset drejt portit arkivoli me trupin e Klajdi Bitrit

Arkivoli me trupin e 23-vjeçarit shqiptar Klajdi Bitri, i cili u vra pasditen e së dielës duke mbrojtur shokun e tij italian, doli nga morgu nën duatrokitjet dhe lotët e miqve të tij.

Sipas mediave italiane mësohet se makina funerale u nis drejt portit, ku në orën 17:00 anija pritet të niset për në Shqipëri, për të sjellë trupin e 23-vjeçarit te prindërit e tij, të cilët jetojnë në Lushnje.

Ndërkohë sot pasdite, në orën 18:00, nga Piazza Cavour do të nisë edhe një kortezh kushtuar të riut shqiptar të vrarë.

Klajdi Bitri u vra pasditen e së dielës nga një shtetas algjerian teksa ndërhyri për të shuar një konflikt mes këtij të fundit dhe shokut të tij. Ditën e djeshme nga rezultatet e nxjerra nga spitali  Torretos në Ankona, u tha se shtiza e peshkimit me të cilën algjeriani gjuajti 23 vjeçarin i shpoi këtij të fundit zemrën duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Hetimet vazhdojnë ende dhe në vijim pritet të zbardhet nëse shtiza e peshkimit është përdorur qëllimisht me forcë apo  si shpatë për t’u mbrojtur, ashtu siç deklaron autori i krimit, algjeriani Fatah Melloul, 27 vjeç. Autori i krimit tashmë ndodhet i arrestuar, i cili në ditët në vijim do të njihet me masën e sigurisë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *