Kanë reaguar ditën e sotme mësuesit e shkollës 9 vjeçare në Tepelenë ku dyshohet se mësuesi i fizkulturës, Kleanth Laçi ka ngacmuar seksualisht një nxënëse, ka deklaruar se nuk besonte që 59 vjeçari ta ketë bërë diçka të tillë.
“Unë kam 6 vite në këtë shkollë dhe nuk e mendoj se profesori të ketë bërë diçka të tillë. Unë si mësuese për atë profesor nuk e mendoj se e ka bërë diçka të tillë. Edhe mund të jetë e inskenuar. Unë nuk e kam parë gocën që pretendon se është ngacmuar seksualisht.
Unë kam dërgjuar vetëm për një nxënëse të ngacmuar. Por me pak fjalë nuk e besoj që profesor Keli ta ketë bërë një gjë të tillë”- u shpreh mësuesja.
Bëjmë me dije se pas hetimeve nga ana e autoriteteve, ngjarja mori përmasa edhe më të rënda, pasi mësuesi Kleanthi Laçi, nga kallëzues u arrestua nën akuzën e ‘ngacmimit seksual’ dhe ‘Kallëzim të rremë’.
Ka qenë Drejtoria Arsimore e këtij qyteti që i ka përcjellë mësuesit vendimin e Ministrisë së Arsimit për pezullimin e tij nga detyra, deri në përfundimin e hetimeve dhe sqarimin e ngjarjes në fjalë. Ndërkohë, nëse vërtetohet që mësuesi ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura, do të përjashtohet përfundimisht nga sistemi arsimor.
Ishte pikërisht një 13-vjeçare e cila i kishte rrëfyer vëllait të saj emigrant se ishte ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj. Ndaj ky i fundit, bashkë dy të tjerë, pasi ftuan mësuesin për një kafe, e dhunuan këtë të fundit, duke e bërë për spital.