Ra në lumë apo i gjithi është sajim, asnjë gjurmë nga 26 vjeçari që u zhduk në Fier

Ende nuk ka asnjë gjurmë për fatin e 26-vjeçarit, Mateo Lika. Teksa kanë kaluar 4 ditë, Policia e Fierit ka arritur të zbardhë komunikimin e fundit të Likës me një mikeshë të tij në Gjermani, shtet nga i cili i riu ishte kthyer prej pak kohësh. Ajo u ka rrëfyer hetuesve se Mateo i kishte thënë se do të shkonte të takonte të motrën në Tiranë pasi e kishte marrë malli për nipin.

Polumbarët e forcave RENEA vijojnë kërkimet për Likën, që dyshohet të jetë përplasur me mjetin e tij me parmakt e urës së Mbrostarit e më pas të ketë rënë në Seman, por ende asnjë gjurmë e Mateos. Dyshimet janë që për shkak të thellësisë ku mund të ketë përfunduar makina, llucës dhe rrjedhës së ujit në lumin Seman, magnetët e RENEA-s të mos kapin gjë. Lika dyshohet se ka qënë duke lëvizur me shpejtësi të lartë me automjetin tip “Golf”, të cilin e kishte marrë me qira.

Ai kishte 4 ditë që kishte ardhur nga Gjermania për të takuar familjarët e tij në Fier. Të dielën e 15 janarit për më shumë se 4 orë polumbarët e forcave Renea kërkuan në ujërat e lumit, por nuk arritën të gjenin automjetin e apo shenja të mjaftueshme për të çuar në prova konkrete se makina ka rënë në ujë.

Në pjesën e urës policia gjeti vetëm targën e makinës dhe në vijim pritet që polumbarëve të RENEA-s, në kërkime, t’u bashkohen edhe mjete të tjera si ekskavatorë për të lëvizur materialin në fund të lumit, me shpresën se do të konstatohet makina.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *