Meteorologët ngrenë alarmin: Bota do të kalojë pragun e ngrohjes globale me 1.5°C në pesë vitet e ardhshme

Organizatës Botërore Meteorologjike ka ngritur alarmin se bota ka gjasa të kalojë kufirin e ngrohjes së temperaturave në pesë vitet e ardhshme.

Sipas studimit të tyre kjo vjen për shkak të një kombinimi të ndotjes, nxehtësisë dhe një El Niño, një fenomen periodik klimatik që shkakton ngrohje të lartë të ujërave të Oqeanit Paqësor.Shanset po rriten për shkak të emetimeve nga aktivitetet njerëzore dhe një modeli të mundshëm të El Niño.

Në rarportin e ËMO thuhet se shanset janë të paktën 66%, ndërsa është thuajse e sigurt (në 98%) një nga pesë vitet e ardhshme, dhe periudha pesëvjeçare në tërësi, do të jenë më të ngrohtat e regjistruara ndonjëherë.

Nëse në dy vitet e fundit (2022-2026) probabilitetet ishin 50%, të dhënat e reja tregojnë se pragu përtej të cilit mund të ketë pasoja katastrofike për planetin po afrohet gjithnjë e më shumë.

Thyerja e pragut prej 1.5 gradë mund të jetë vetëm e përkohshme, tha ËMO, por do të ishte sinjali më i qartë se sa shpejt po përshpejtohet ndryshimi i klimës – përshpejtimi i rritjes së nivelit të detit, moti më ekstrem dhe shkatërrimi i ekosistemeve jetike.

Në marrëveshjen e Parisit vendet u zotuan për Klimën, për të kufizuar ngrohjen globale nën 2 gradë Celcius dhe mundësisht në 1.5 gradë. Shkencëtarët e konsiderojnë ngrohjen 1.5 gradë si një pikë kyçe, përtej së cilës shanset e përmbytjeve ekstreme, thatësirës, ​​zjarreve dhe mungesës së ushqimit mund të rriten në mënyrë dramatike.

“Ky raport nuk do të thotë se ne do të kalojmë përgjithmonë nivelin 1.5 gradë Celsius të specifikuar në Marrëveshjen e Parisit ,që i referohet ngrohjes afatgjatë për shumë vite. Megjithatë, ËMO po jep alarmin se ne do të shkelim nivelin e 1.5 gradë Celsius në një bazë të përkohshme me frekuencë në rritje”, tha Sekretari i Përgjithshëm i ËMO, Profesor Petteri Taalas, në një deklaratë publike.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *