Shkoi të punonte në Greqi, 53 vjeçari gjendet i vdekur nē det

– Një 53-vjeçar shqiptar që u nis në ishullin Kos, të Greqisë për të punuar është gjetur i pajetë në det. Mediat greke shkruajnë se familjarët kanë konfirmuar se trupi i 53-vjeçarit të gjetur në zonën detare të portit të Siros i përket shqiptarit Shkëlqim Hysi.

Mësohet se rojet bregdetare gjetën trupin në kalbje të avancuar në det dhe me ndihmën e zhytësve bënë të mundur nxjerrjen e tij. Familjarët që kishin shpallur të zhdukur 53-vjeçarin dhe ishin në kërkim të tij, pasi u morën në pyetje nga autoritetet greke konfirmuan identitetin e viktimës. Autopsia e trupit të shqiptarit do zbulojë më shumë detaje rreth vdekjes së tij dhe hedhjes së trupit në det.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *