Foshnja e cila u shpëtua nga rrënojat e shkaktuara nga Tërmeti tashmë e ka një familje. Nëna e së voglës vdiq pasi solli në jetë nën rrënojat e shtëpisë së tyre gjatë tërmetit të kësaj jave foshnjën.
Ajo tani e ka një emër, “Aya”, që në arabisht do të thotë “një shenjë nga Zoti”.
Prindërit e saj si dhe vëllezërit dhe motrata vdiqën pas tërmetit shkatërrues, kështu që xhaxhai i saj, Salah al-Badran, do ta marrë vogëlushen pasi të dalë nga spitali.
Megjithatë, shtëpia e tij në qytetin veriperëndimor të Sirisë Jenderis u shkatërrua gjithashtu. Ai dhe familja e tij arritën të shpëtonin nga ndërtesa njëkatëshe, por tani xhaxhai dhe familja e tij prej 11 personash jetojnë në një tendë.
Punonjësit e shpëtimit në Jenderis zbuluan Aya të hënën pasdite, më shumë se 10 orë pas goditjes së tërmetit, teksa po gërmonin rrënojat e ndërtesës pesëkatëshe ku jetonin prindërit e saj.
E ngecur nën beton, foshnja ishte ende e lidhur me kordonin e kërthizës me nënën e saj, Afraa Abu Hadiya, e cila kishte vdekur së bashku me burrin e saj dhe katër fëmijët e tjerë.
Foshnja u dërgua me urgjencë në një spital në qytetin e afërt të Afrinit