Shiste foshnjen nga barku i nënës për 5 mijë euro, babai: “Isha i pirë, s’e di si ma kanë bërë këtë”

Gjykata e Durrësit lë në burg Embrah Nuredinin, babain që bëri marrëveshjen prej 5 mijë eurosh për të shitur foshnjën ende palindur. Përfaqësuesja e akuzës, e cilësoi flagrant rastin dhe pse në tentativë dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Prokurorja Anila Bebeçi kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Embrah Nuredinin nga Elbasani dhe me banim në Durrës.

Nuredini mohoi akuzën e bërë, duke thënë se nuk do të shiste fëmijën e tij pasi ai ka dhe 5 fëmijë të tjerë për të cilët kujdeset. Para gjykatës ai u paraqit pa avokat mbrojtës pasi situata e tij ekonomiko-financiare nuk ia lejon.

Avokatja e caktuar kërkoi arrest shtëpie, bazuar dhe në rolin e Nuredinit si i vetmi që siguron ushqim për familjen përmes mbledhjes së kanaçeve.

”Dua të shkoj te fëmijët dhe nuk e di si e kanë bërë këtë. Atë ditë kam qenë i pirë. Unë jam i vetmi që e mbaj familjen me ushqim. Mbledh kanaçe. I dua fëmijët”– tha para gjykatës babai që vuri në shitje fëmijën e tij. Shikoni videon e plotë këtu

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *