Mjeku i njohur tregon “sekretin”: “Shpëtoni nga sëmundjet duke ulur konsumin e këtij produkti”

Mjeku Alban Ylli tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se reduktimi i kripës me 5 gramë në ditë do të na shpëtonte nga hipertensioni dhe sëmundjet cerebrale.

“Nëse do të ulnim kripën në nivelet 5 gramë në ditë për person ne do të kursenim me mijëra vite jete të shëndetshme në Shqipëri, edhe miliona në botë. 5 gramë është rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë,” – u shpreh Ylli.

Ai tha se janë disa vende të rralla në Europë që konsiderojnë se 5 gramë janë shumë dhe është e pamundur ta ulin, por sidoqoftë është arritur një konsensus. Me këtë metodë në Shqipëri kursehen 2000 vite jetë të shëndetshme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *