Një vajzë 4-vjeçare, Gada Ayyan, dhe babai i saj, Ahmet Ayyan, u ribashkuan sërish pasi tërmeri i rëndë në Turqi i la ato nën rrënoja për disa ditë me radhë.
Ata u bllokuan nën rrënoja kur shtëpia e tyre u shemb në tërmetin që tashmë dihet se ka vrarë më shumë se 45,000 njerëz.
Pasi arriti të nxirrej e gjallë nga rrënojat, vogëlshja qëndroi disa ditë në spital, duke e patur të pamundur të shikonte të vetmin nga familja që i kishte mbetur, babanë e saj.
“Kur filloi të dridhej për herë të parë, unë kapa vajzën time dhe e gjithë familja imë po shihte fundin. Ndërtesa u shemb mbi ne të gjithë tha Ahmet.
Gruaja dhe djali i tij nuk dolën të gjallë. Ahmeti mund të dëgjonte të qarat e të birit teksa ai kishte ngecur nën rrënoja. Ai kishte pranë vetes vajzën e tij. Ajo ishte shtrirë në këmbën e tij dhe të dy ishin bllokuar në pamundësi për të dalë.
Në ditën e katërt nën rrënoja ai tha se po i humbiste shpresat pasi kishte dhimbje. Këmba e tij ishte dëmtuar shumë. Por vajza e tij nuk e linte të hiqte shpresën për të shpëtuar.