“Mos e kthe kokën mbrapa, duaje veten”, çfarë postonte e reja që u vetëvra në Kamëz

Një tjetër grua i dha fund jetës së saj pas shtantazheve dhe bullizimit në rrjetet sociale. 27-vjeçarja Sibela Abedini, nënë e një vogëlusheje vetëm 2 vjeç, u hodh nga kati i katërt i një pallati në zonën e Kamzës, pasi tik-tokeri i njohur Altin Çoku publikoi në rrjetet sociale një foto intime me të renë nga dhoma e hotelit ku dhe kishin qëndruar bashkë.

Sibela jetonte me vajzën e saj në Kamzë, pasi kishte nisur procedurat e divorcit me bashkëshortin nga Kosova. Të afërm të 27-vjeçares deklaruan për mediat se ajo shkonte punonte si pastruese te banesa e Çokut, aty ku dhe u njoh me këtë të fundit.

Kush ishte Sibela Abedini, 27-vjeçarja e cila vendosi të ndërmarrë aktin vetë flijues duke u vetë hedhur nga kati i katërt?

27-vjeçarja nënë e një vajze 2 vjeç prej 1 muajsh kishte ardhur të jetonte në Tiranë. Së bashku me prindërit e saj dhe të voglën kishin marrë me qira një banesë në rrugën “Teuta” në Kamzë.

Sibela për të siguruar të ardhurat punonte. Sipas asaj që u tha më herët ajo kishte shkuar si pastruese edhe në shtëpinë e Çokut. Ndërkohë, teksa vështrojmë rrjetet sociale të së resë vëmë re postimet e saj të shumta. Një jetë tepër aktive në rrjetet sociale, ku shumë prej postimeve ia kishte dedikuar vogëlushes së saj.

Ndërkohë, në disa të tjera, Sibela shpërndante video motivuese të cilat jepnin një mesazh të qartë, që asnjëherë, pavarësisht vështirësive nuk duhet të heqim dorë dhe duhet t’i lëmë gabimet mbrapa, duke vazhduar para dhe duke dashur shumë veten.

Ngjarja fillimisht u raportua si vetëvrasje, ndërsa sot, dy ditë më pas Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë atë dhe ka prangosur shtetasin Altin Çoku. Ky i fundit akuzohet se ka publikuar një foto të 27 vjeçares në rrjetin social Tik Tok.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *