“Mos më ço te ai se më dhunon”, i mituri duke qarë lutej në urbanin e Vorës, policia shoqëron 65-vjeçarin

Policia e Tiranës ka reaguar pas publikimit të një video shqetësuese ku një i mitur shfaqej duke qarë në autobusin e Vorës.  Mes lotëve fëmija thoshte se dikush e dhunon dhe nuk do të shkojë te ai.

Uniformat blu bëjnë me dije se menjëherë pas publikimit të këtyre pamjeve Policia u vu në lëvizje dhe bëri të mundur identifikimin e autorit të dyshuar lidhur me këtë rast.  Ndjekja penale ka nisur per nje 65-vjeçar A.H, banues në Tiranë, pasi akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”. Ndërkohë, materialet procedulare i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më herët u bë me dije se djali që shfaqej në video është një 7-vjeçar me aftësi të kufizuar që ndjek terapinë në mënyrë të vazhdueshme në Qendrën Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijë, Kombinat.

Sipas dëshmitarëve nënën e djalit e mori dikush në telefon dhe pas kësaj telefonate i mituri ka filluar të qajë dhe i frikësuar i thotë  që “ai e dhunon”.

E ëma: Po ku të të çoj unë ty ore?

Djali: Po je se ai më dhunon (qan)

E ëma: Dreqi ta hajë. Pusho ëre. Pusho njëher të flas në telefon. Pusho se po na dëgjon i gjithë autobusi

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *