Motra e Lear Kurtit ka folur ditën e sotme në lidhje me vdekjen e të vëllait të saj në rrethana misterioze pas shoqërimit në Komisariat.Ajo deklaroi në një lidhje telefonike me emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, se e ka mësuar lajmin e hidhur nga mediat dhe shokët e tij.
Më tej ajo tregon se është motra e Learit nga babai dhe ka jetuar jashtë vendit prej moshës 12-vjeç. Megjithatë ajo thotë se kohët e fundit kishte folur vazhdimisht me kamera me të vëllain pasi ai kërkonte të shikonte mbesat.
“Unë e mësova ngjarjen në lajme. Më morën dhe më thanë për vëllain. Fola me shokët e Learit dhe më thanë. Para një jave kam folur. Kishim diskutuar për gjëra si janë kalamajt. Për punën. Bënim bisedë si çdo ditë. Unë kam dy vajza. Ai ishte shumë i kënaqur. E merrja shumë shpesh me kamera. Shqipja ime nuk është shumë e mirë. Që prej moshës 12 vjeç jeton jashtë vendit.
Leari ishte shumë i dashur, shumë i gëzuar për gocat e mia. Ishte shumë i dashur. Ne kemi një histori shumë të komplikuar. Kemi folur për herë të parë kur dolën rrjetet sociale. Isha 14-vjeç. Ai kishte shumë qejf të kishte afër amiljen e vet. Kemi mbajtur kontakte. Ka pasur një periufdhë që nuk kemi folur. Para disa muajsh kemi rivënë kontaktet dhe kemi folur shumë me kamera, deri në dy tre orë në ditë. Mua Leari më kishte thënë që nuk kishte shumë raporte me babin. Por prapë ishte babi i vet dhe e donte. Leari jetonte me mamin e vet. Babi nuk jeton më.
Nuk kemi folur shumë për Learin. Nuk e di si ka vdekur babi. Më ka thënë familja ime që babi jot ka vdekur. Ishte shkruajtur në gazetë. Edhe Leari nuk e dinte si ka ndodhur ngjarja”, deklaroi ajo.
Duke rrëfyer për telefonatat e bëra me Learin, nëse ka pasur shqetësime, motra e tij tha se ai “ishte njeri shumë i zgjuar, lexonte shumë libra, kishte një punë shumë të mirë, por kishte plane se kishte gjetur një punë në Francë dhe do vinte për pak në Francë”.
“Mua më kishte thënë që ishte shumë i lumtur për punën jashtë Shqipërisë në lidhje me ndërtimin”, tha ajo.
Pyetje: A ka qenë ai përdorues i lëndëve narkotike?
Motra e Learit: Unë nuk jetoja me Learin, por unë nuk e kam parë kurrë në një gjendje të keqe si janë njerëzit që mund të marrin drogë.
Pyetje: A fliste për marrëdhënien me nënën?
Motra e Learit: Më fliste gjithmonë për nënën e vet e donte pafund ishte shumë i lidhur me nënën e vet