Mrekulli mes tragjedisë, gruaja sjell në jetë fëmijën nën rrënojat e tërmetit (VIDEO)

Një moment i pazakontë është regjistruar në Aleppo të Sirisë, pas goditjes së vendit nga tërmeti shkatërrimtar, ku deri tani kanë humbur jetën rreth 3 mijë persona.

Sipas mediave të huaja, një grua siriane teksa ishte nën rrënojat e tërmetit, ka sjellë në jetë fëmijën e saj dhe momenti kur foshnja shpëtohet nga ekipet e shpëtimit është bërë public në rrjetet sociale.

Fatkeqësisht gruaja nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë menjëherë pas lindjes së foshnjës.

Video u publikua në Twitter nga një gazetar, ku shihet momenti kur një burrë shpëton foshnjën e porsalindur.

Kujtojmë se nga tërmeti 7.8 rihter janë shkatërruar thuajse plotësisht disa qytete në Turqi dhe Siri.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *