25-vjeçarja Diana Bahçja thotë se nuk ka pasur asnjë dijeni në lidhje me gjobën që i është vendosur nga Gjykata, gjë që iu konvertua në burg dhe e ndau nga djali i saj vetëm 8 ditësh. Në një lidhje telefonike nga burgu në “Good morning Albanians” në Euroneës Albania, Bahçja tha se është e rënduar për shkak të ndarjes nga foshnja, ndërsa pohoi se nga ana shëndetësore është mirë. • Naim Bahçja, bashkëshorti i Diana Bahçjas, tregon se prej një jave kujdeset i vetëm për fëmijën e tij të porsalindur. Ai thotë se ia ka çuar foshnjën në burg nënës dhe momenti i ndarjes kishte qenë shumë i dhimbshëm. • Diana Bahçja u arrestua tetë ditë pasi lindi foshnjen pasi ishte dënuar nga gjykata me gjobë,. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur. Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj.
Në një rrëfim për EuroNews, Naim Bahçja thotë se ia ka çuar foshnjën në burg nënës dhe momenti i ndarjes kishte qenë shumë i dhimbshëm.
“Kam qenë para tre ditësh dhe e ka takuar. Gjendja ishte shumë e vështirë, kur ia kam marrë prej duarsh ka ikur dhe nuk ka folur fare. Nuk ka reaguar deri ditën tjetër që e kam marrë në telefon. Mu këput shpirti,”- tregoi ai.
Çfarë ka ndodhur?
Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte. Por çudia ka ndodhur me vendimin e gjykatës. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur.
Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj. Diana Bahçja përfiton nga ligji dhe Kodi Penal, që parashikon shumë qartë se në rastin kur nëna është shtatzënë ose ka fëmijën nën 1 vjeç, atëherë ekzekutimi i vendimit për dënim edhe në rast se është i drejtë, do të duhet të shtyhet derisa bebi të mbushë 1 vjeç. Kjo në rastin e saj nuk ka ndodhur. Nëna është në burg ndërsa për fëmijën që ka nevojë urgjente dhe të pajustifikuar për nënë, është duke u kujdesur i shoqi, Naim Bahçja bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare. E dënuara Diana Bahçja është nga Burreli ndërsa edhe ish-bashkëshorti i saj që e ka denoncuar për braktisjen e fëmijës së parë disa vite pas divorcit është nga Burreli, denoncim që e ka bërë pasi Diana është martuar për herë të dytë në Shkodër.