Rritet sërish çmimi i naftës, kap vlerën 200 lekë/litri

Çmimi i karburanteve po shtrenjtohet në pikat e shitjes. Nafta po shitet me 200 lekë për litër, ndryshe nga java e kaluar kur tregtohej 195 lekë. Rritja e çmimit është sinjalizuar nga kompanitë që sjellin lëndë hidrokarbure në vend dhe nëse shohim historikun që nga mesi i muajit korrik, çmimi ka pësuar rritje progresive me 25 deri në 30 lekë për litër.

Kompanitë e tregtimit të karburanteve thonë arsyeja e rritjes është shtrenjtimi i naftës në bursë.

Në tregjet ndërkombëtare, nafta e papërpunuar po kuotohet për 93 dollarë për fuçi, nivel ky që nuk ishte parë prej 10 muajsh në tregjet e Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shtrenjtimi është i lidhur me konjukturën dhe vendimmarrjen e prodhuesve të mëdhenj të naftës në Arabi Saudite dhe Rusi, kanë reduktuar sasinë e hedhur në tregje.

Në pikat e karburantit në Shqipëri, çmimi i naftës mbetet i lartë, pasi rreth 60% e shumës që shkon për blerjen e një litri, shkon në arkën e shtetit dhe koncesionarëve në formën e taksave dhe tarifave direkte.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *