“Na la me zemër thyer”, Eni Çobani humb motrën në moshë të re

Avokatja e njohur, Eni Çobani, ka humbur një nga njerëzit e saj më të shtrenjtë, të motrën. Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë avokatja në llogarinë e saj në “ Instagram”, ku ka bërë me dije se motra e saj është ndarë nga jeta papritur.

“Zemër thyer”, nga kjo humbje, Eni shkruan se ajo ishte motra e cila kisht një zemër të bardhe dhe shpirt të madh.

“U nderpre ne mes nje jete e bukur dhe iku nga ne nje moter e shtrenjte si @migendibra.E dashur moter largimi yt kaq i shpejte e i papritur na la me zemer te thyer dhe na la pa fjale, por ne nuk do te harrojme kurre e do te kemi me vete çdo moment veshtrimin tend te bukur,zemren tende te bardhe dhe shpirtin tend te madh.

Fjalet e tua te dashura prezenca jote dinjitoze do jene gjithmone motivuese dhe do na mbajne bashke perjete. Qofsh e xhenetit motra ime dhe shpirti yt u ndriçofte ne parajse”, shkruan avokatja.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *