Naimi ka zhdukur dy telefonat! Këmbënguli që të vritej atë ditë sepse Liridona do dëshmonte për sekretet e bashkëshortit

I ftuar në “Breaking” ka qenë i ftuar gazetari Igli Çelmeta i cili ka ndarë për publikun detaje të reja nga vrasja e Liridona Ademajt.

Ai tregon se Naimi i ka zhdukur telefonin e tij dhe Liridonës dhe për këtë gjë autoritetet kosovare i kanë kërkuar ndihmë autoriteteve amerikane dhe “Apple” që të zbërthejnë i-cloud-et e telefonave për të marrë më shumë informacione. Sipas tij Naimi ka këmbëngulur që vrasja e Liridonës të ndodhte po atë ditë sepse ajo do i tregonte dikujt çdo gjë që dinte në lidhje me punët e paligjshme që ai bënte.

Në fillim të ngjarjes policia kosovare e zbardhi ngjarjen në mënyrë të sakte dhe korrekte. Por më pas kur duhej zbardhur motivi dhe shkaku i kësaj ngjarje, po dilnin ende persona të përfshirë, bashkëpunëtorë me Naim Murselin, shohim që çështja ka ngecur dhe është pezull ende. E vërteta e kësaj ngjarje është fakti që kemi të bëjmë me një organizator që është bashkëshorti i Lirodonës, Naimi, është zbuluar Granit Plava si ekzekutori, bashkëpunëtor Kushtrim Kokalla, djali i hallës së Naim Murselit, është arrestuar po ashtu edhe personi të cilit i kanë blerë armën Tom Dodaj.

Dëshmia e tij është shumë e rëndësishme, ku vërteton faktin që Naim Murseli dhe babai i tij Shaban Murseli gënjejnë në dëshmitë e tyre. Personi që ka shitur armën tregon dhe thotë që vetë Naim Murseli i ka kërkuar t’i blejë armën, ndërsa në dëshminë e tij Naimi thotë që ekzekutori Granit Plava e ka blerë armën tek ky i fundit. Granit Plava ekzekutori, pranon që dëshmia e Tom Dodaj është e vërtetë dhe kjo armë sipas personit që e ka shitur, është blerë para pesë vitesh, disa shqiptarëve në Kosovë dhe në dëshminë e tyre thonë se Naim Murseli i ka thënë se pasi të kryhet ky krim, ka kërkuar me doemos që krimi të kryhet atë ditë, pasi Liridona do dëshmonte diku, do tregonte diku se çfarë dinte. Të gjitha të vërtetat janë në telefonin e Naim Murselit dhe Lironda Ademajt.

Të dy telefonat Naim Murseli i ka zhdukur dhe kjo është shumë e rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes. Mungojnë telefonat dhe autoritetet e Kosovës dhe Suedisë i kanë kërkuar autoriteteve amerikane të “Apple” zbërthimin e i-cloud të dy telefonave që zbardh të gjitha bisedat dhe kjo është shumë e vështirë, kërkon kohën e vetë të hetimit, pasi Naimi i ka zhdukur të dy telefonat. Liridona dinte rreth aktiviteteve të paligjshme të bashkëshortit të saj. Dyshohet se Naimi ka përdorur kredencialet dhe të dhënat e Liridona Ademajt në Suedi. E vërteta fshihet në Suedi dhe është publikuar edhe në mediat kosovare dokumenti që në vitin 2019 ka nisur procesi i divorcit mes tyre më pas është pezulluar. Që në 2019 ka nisur krisja e marrëdhënieve mes tyre”, u shpreh gazetari Igli Çelmeta.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *