Mbrëmjen e të hënës ka ndërruar jetë në spital Tahir Bici, nga Dragostunja e Librazhdit, i cili mbeti i plagosur në aksidentin e ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit” në aksin Librazhd –Prrenjas në Qukës.
Në aksident u përfshinë dy automjete dhe u plagosën gjashtë persona.
54-vjeçari Tahir Bici me profesion mësues nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë në spital.
Aksidenti ndodhi paraditen e 10 dhjetorit, ku dy mjete u përplasën në afërsi të fshatit Qukës, teksa njëra prej tyre përfundoi edhe mbi trafikndarëse. Shkak i aksidentit ishten jë parakalim i gabuar.