Rrahu me sende të forta një 14-vjeçar në Korçë duke e lënë në gjendje të rëndë, arrestohet adoleshenti

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 16-vjeçar, i cili akuzohet se ka plagosur me mjete të forta një 14-vjeçar, i cili përfundoi në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas policisë së Korçës, në pranga është vënë 16-vjeçari L. L., 16 vjeç. “Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, lokalizuan dhe ndaluan shtetasin në kërkim L. L., 16 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 08.10.2023, në lagjen nr. 12, Korçë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (të ndaluar nga Policia, më datë 09.10.2023) ka dëmtuar me mjete të forta, një 14-vjeçar. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 3 shkopinj të cilët dyshohet se u përdorën gjatë konfliktit.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *