“Ndërroni punë kur s’i përballoni dot fëmijët”, ish banorja e BB shpërthen kundër edukatoreve të dhunshme

Mëngjesin e sotëm i hapëm sytë me një lajm të tmerrshëm, ku disa edukatore të një kopshti në Fushë-Kosovë, kishin dhunuar në mënyrë brutale një të mitur të moshës 3-vjeçare.

Të gjithë u shokuan nga pamjet e rënda, të cilat u bënë publike nga vetë familjarët e vogëlushit të dhunuar.  

Në lidhje me këtë ngjarje ka bërë një reagim të gjatë edhe opinionistja e “Për’puthen”, Neda Balluku, ku shprehet se është shumë e vështirë të jesh fëmijë sot.

Reagimi i saj i plotë në profilin e “Instagram”-it:

“Shume raste dhune neper institucione te ndryshme vijne nga Kosova. Jane si ne ne vitet ’90 apo fillim 2000. Une tmerrohesha nga zysha e klases se pare qe kam patur se i rrihte kalamajt i zhdepte ne plot kuptimin e fjales. Ndersa sot i shkoj zyshes dhe i kerkoj te jete pak me e stoike me femijen tim. Me percjell me nje “do shoh çfare mund te bej” por une e di qe shtigjet e komunikimit te sotem mes mesuesit dhe nxenesit, edukatores dhe femijes, jane te pafundme dhe shpesh ne prinderit nuk i kuptojme. Ata e dine me mire! Dhe kjo eshte gjeja e duhur.

Por ju te tjerat, qe nuk e beni dot kete, nderroni pune kur s’i perballoni dot femijet. Se e zgjidhni mesuesine me motivacione te gabuara dhe siperfaqesore, sepse jane “pune per femra” “je ne oren 2 ne shtepi”, “fundjava dhe festat pushim”. Ky eshte motivi perse i zgjidhni. Puna me femije e nxenes eshte vokacion. Eshte mision.

Mire qe kemi trasheguar shoqeri te dhunshme. Dhe dhuna prodhon dhune. Jemi dhunuar ndaj dhunojme. Por te pakten mos u vini ne kushte per ta ushtruar dhunen. Shkoni hipni mbi vinç, ose zetorr, shtroni ndonje asfalt rruge dhe shfryni agresivitetin qe keni kur ju ngec marrshi.

Fatkeqesisht kjo dynja eshte shume e veshtire per femijet. Nje here me prinder qe u bien per pjese. Sepse cfare nuk kemi pare. Pastaj pjesa qe u bie per mesues e keshtu me radhe. Por per shumicen e prinderve, Zoti eshte lart ne qiell dhe femija Zoti ne toke dhe nuk do te kete me ligj e burg qe ju merr persiper”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *