Ndërtesat vazhdojnë të shemben në Turqi, video e djeshme tregon pallatin që bie ndërsa boshohet

Në pamje të vrazhda sot nga Turqia shihen momentet kur një ndërtesë apartamentesh shembet e gjitha përtokë gjatë punës së çmontimit të ndërtesave e rrënojave te dëmtuara në qytezat e shkatërruara nga tërmeti tragjik në Turqi.

Tërmeti i tmerrshëm ka vrarë mijëra njerëz dhe ka shembur dhjetra pallate banimi, ndërsa ka lënë shumë të tjera në gjendje të pariparueshme, të cilat po rrëzohen nga punonjësit.

Punonjësit e shembjeve në qytetin jugor turk të Diyarbakir u filmuan sot teksa nisën të çmontonin një nga ndërtesat e larta të dëmtuara rëndë para se ajo papritur të shembej në një mal rrënojash.

Punonjësit shihet të mbuluar nga retë e tymit dhe pluhurit ndërsa një prej mjeteve të rënda të shkatërrimit përmbyset nga vërshimi i betonit dhe metalit të shtrembëruar.

Gjashtë të mbijetuar raportohej se u nxorrën sot të gjallë nga rrënojat në Turqi, tetë ditë pas tërmetit më të rëndë në historinë moderne të vendit.

Zhvillimi vjen teksa faza e kërkim shpëtimit po shkon drejt mbylljes, teksa autoritetet duhet të mendojnë për të ndihmuar të mbijetuarit me ushqim, akomodim dhe shkollim, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Grupet e zjarrfikësave po përdornin vinça të rëndë në qytezën me shumicë etnike kurde për prishjen e ndërtesës së dëmtuar që u kthye në një pirg rrënojash betoni.

Një burrë e një grua u nxorrën sot gjallë nga rrënojat në qytetin jugor të Hatay, rreth 204 orë pas goditjes së tërmetit, thonin mediat turke.

Agjencia shtetërore turke Anadolu identifikonte gjithashtu si të shpëtuar 17-veçarin Muhammed Enes Yeninar dhe vëllanë e tij 21-year-old Baki Yeninar, që u shpëtua pas tij, edhe pse gjendja e tyre shëndetësore ishte e paqartë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *