Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se më shumë se gjysma e aksit të rrugës Korçë-Ersekë, mund të përshkohet në shtratin e gjurmës së re të rrugës, duke shmangur udhëtimin nga aksi i vjetër, si dhe duke shkurtuar distancën kohore.
Rama thotë se ky është një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për qarkullimin rrugor, por dhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.
“Vijon puna për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2, një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për qarkullimin rrugor, por dhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës. Punimet kanë progresuar me ritme shumë të mira dhe aktualisht më shumë se sa gjysma e aksit të rrugës Korçë-Ersekë mund të përshkohet në shtratin e gjurmës së re, duke shmangur udhëtimin nga aksi i vjetër dhe shkurtuar distancën kohore”, shkruan Rama.