Ndërtuesit: Apartamentet do rriten me 150-300 euro, kontratat e 2023 do rishikohen për blerësit

Ndërtuesit parashikojnë një ngërç të madh pas vendimit të qeverisë për të rritur çmimet e referencanve. Ilir Hebovija, përfaqësues i Shoqatës së Ndërtuesve, tha në emisionin “Review” në Euronews Albania se VKM-ja për rritjen e çmimit të referencës për banesat ka fuqi prapavepruese.

Ai tha se të gjitha kontratat e lidhura në vitin 2023 edhe para miratimit të VKM-së do të reflektohen me çmimet e reja të referencës, gjë që do të prish të gjitha kontratat e mëparshme në këtë vit mes ndërtuesve dhe pronarëve.

“Ne prej kohësh kemi tentuar të komunikojmë me qeverinë, por nuk kemi arritur të komunikojmë edhe pjesa kur filluam komunikimin ishte thjesht fasadë pasi VKM-ja u miratua. Për fat të keq ajo ka hyrë në fuqi, do zbatohen çmimet e reja të referenca dhe për fat të keq, ajo është në mes të vitit dhe ka fuqi prapavepruese. Nuk duhet të ketë VKM me fuqi prapavepruese.

Edhe kontratat që janë lidhur më para gjatë 2023 edhe kontratat që janë lidhur me referencat e vjetra do reflektohen me referencat e reja, duke prishur të gjitha marrëveshjet që ka bërë ndërtuesi edhe me pronarët e truallit edhe me nënkontraktorët e tjerë, pasi të gjithë do duan ndihmë sa ka bërë ndryshim referenca duan të marrin pjesën e tyre prej kompanisë së ndërtimit.

Kjo e ka vështirësuar shumë mënyrën se si do operohet për ndërtuesit”,-tha Ilir Hebovija, nga Shoqata e ndërtuesve.

Hebovija theksoi se rritja e kësaj takse do të bëjë që çmimet e apartamenteve në Tiranë të rriten me 150-300 euro për metër katror.

“150-300 euro do të rriten çmimet e banesave për metër katrorë. Nuk e kemi rritur ne e kanë rritur çmimet e refeencës. Do paguhet ajo shifër, do t’i paguhet bashkisë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër. S’e s’ka logjik tregu që t’i ndërton, investon dhe më pas humbet”, tha Hebovija.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *