Në kërkim të stafit, lokalet dhe hotelet me sytë nga rrethet

“Kërkojmë punëtorë”. Ky lajmërim, kohëve të fundit, shihet në dyert e shumë bizneseve në Shqipëri, por sidomos në qytetet e mëdha dhe ato bregdetare. Njoftimet të tilla hasen kryesisht në bare, restorante, por edhe sektorë të tjerë.

Mungesa e fuqisë punëtore vendase ka kohë që është paralajmëruar nga ekspertët, ndërsa “importimi” i saj nga jashtë duket se nuk ka rezultuar edhe aq i suksesshëm. Në këtë situatë shoqata janë angazhuar për të drejtuar punëtorët potencial nga zonat jo bregdetare në ato biznese që kërkojnë staf.

“Besoj se mund të kemi mungesë 13-14% të fuqisë punëtore. Ka një mundësi më të madhe, kemi biseduar dje me Ministrinë e Turizmit që zonat të cilat janë jo bregdetare mund të shikohen si mundësi potenciale për të marrë punëtorë që sot janë të lirë në ato zona. Kjo kërkon njëfarë shpenzimi mbase akomodimi apo transporti. Ndoshta s’janë profesionistë por kushtet  edhe paga të mira duhet t’ju ofrohen që të kryejnë dhe shërbimin e caktuar.”

Fuqia punëtore e kualifikuar shihet me vështirësi nga ekspertët si një mundësi për t’u arrirë, por në këto kushte Shqipëria po drejton sytë edhe nga rajoni për të plotësuar nevojat për staf.

“Peshën kryesore e kanë shërbimet, por në restorante bare, shefi i kuzhinës apo barista kryesor janë të realizuar, janë në punë, por ata s’mund të punojnë me orar të zgjatur dhe prandaj duhen ndihmës por dhe fuqi punëtore më të kualifikuar. Kemi kërkuar që të bashkëpunojmë me Kosovën. Shoqata e restoranteve dhe bareve ka një bashkëpunim me këto biznese. Ju kemi shtrirë dorën që nëse kanë kapacitete punonjësish të lirë të vijnë të punojnë në sezon veror në Shqipëri, që nga Velipoja e deri në Sarandë.”

Sipas Sinoimerit bizneset janë shtuar ndjeshëm në zonat e bregdetit duke shënuar një rritje të njësive të shërbimit si restorantet apo hotelet me 10-12%.të shërbimit si restorantet apo hotelet me 10-12%.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *