Në Shqipëri reklamohet lirshëm, Inspektoriati i Kosovës heq nga tregu rubinetin me korent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, përmes Inspektoratit të Tregut njofton konsumatorët se ka hequr nga tregu 4 produkte të cilat vlerësohet se paraqesin rrezik serioz për përdoruesit.

Identifikimi i produkteve të pasigurta ka ardhur si rezultat i mbikëqyrjes së tregut të brendshëm dhe konstatimit se nuk plotësojnë kriteret themelore të sigurisë së produkteve.

Siç shihet dhe nga përshkrimet e mëposhtme, bëhet fjalë për një rubinet me korent dhe për tre pajisje që montohen në mjete bujqësore. Bie në sy se  rubinet me korent që është hequr nga tregu në Kosovë, në Shqipëri shitet lirisht dhe reklamohet në media.

Në përshkrimin për llojin e rrezikut, thuhet se ky produkt në rast të dëmtimit të izolimit bazë mund të shkaktojë goditje elektrike te përdoruesi.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *