Nëna e dy fëmijëve ndërroi jetë, por Shqipëria regjistron 5 mijë aborte në vit, 2% e tyre kanë komplikacione

– Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur njëra pas tjetrës në Shqipëri. Dje një grua, Etleva Cullhaj, ndërroi jetë vetëm pak orë pasi abortoi në spitalin e Elbasanit, ndërsa ende pa u mbushur 24 orë, një tjetër grua ndërroi jetë në Tiranë. Mimoza Veizaj, 30 vjeçe ka ndërruar jetë, 4 ditë pasi ka kryer lindje natyrale te spitali “Koço Gliozheni” në Tiranë. Gruaja lindi një foshnje me peshë 5 kilogram në gjendje të mirë shëndetësore, por disa ditë pas lindjes gjendja e saj shëndetësore u komplikua.

Hetimet kanë nisur për të dyja rastet, por nuk janë të vetmet ato që kanë tronditur opinionin publik, edhe pse sipas të dhënave zyrtare, aborti, është një fenomen që ka ardhur në rënie 5 vitet e fundit. Vetëm 2% e tyre sipas mjekëve obstetër-gjinekolog, pasohen nga komplikacione.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik abortet kanë pësuar rënie të vazhdueshme nga 5279 aborte në vitin 2017 në 4463 aborte në vitin 2021. Në 66% të rasteve janë grupmosha 20-34 vjeç që kryejnë ndërprerje të shtatzënisë, ndërsa eaporti lindje/abort ka arritur në 6.2:1, që nënkupton se në vendin tonë afërsisht në 6 lindje kryhet 1 abort.

Rreth 2.9 % e aborteve në total, kryhen në moshën 14-19 vjeç, nga 5.1% që ishte në 2016. Sipas të dhënave të ISHP-së nga 220 aborte tek adoleshentet në 2016, në 2020 janë regjistruar 105 aborte tek të miturat. Shumica e aborteve në vendin tonë kryhen në moshë të re, rreth 66% e tyre kryhen nga gra të moshës 20-34 vjeç. Sipas analizës së skedave të aborteve, vihet re një rritje e ndërprerjeve të shtatzënisë nga gratë beqare pasi nga 5.7% që ishte në 2026, u rrit në 8.3% në 2020, por dominojnë gratë e martuara me rreth 91%.

TË DHËNAT

Viti 2016 5410 aborte

Viti 2017 5279 aborte

Viti 2018 5532 aborte

Viti 2019 5183 aborte

Viti 2020 4540 aborte

Aborti ne adoleshence (14-19 vjeç)

Viti 2016 220 aborte

Viti 2020 105 aborte

Mosha minimale 14 vjeç

Mosha mesatare 30.9 vjeç

Mosha maksimale 57 vjeç

66% e aborteve ne moshën 20-34 vjeç

Trendi i aborteve të kryera në vite, nxjerr në pah se gjithnjë e më tepër abortet kryhen kryesisht nga femrat të cilat nuk janë të punësuara dhe të siguruara. Për vitin 2020 abortet e kryera nga femrat e papuna zënë rreth 65 % të aborteve. Ndër qarqet me nivel më të lartë të abortit është Vlora (283 aborte për 1000 lindje), Fieri (194.8) dhe Beratin (194.7) e më pas Tiranën (186 aborte për 1000 lindje).

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *