Nëna e kameramanes së aksidentuar të TCH flet e përlotur: Nisemi për Greqi, gjendja e saj është e rëndë

Disa ditë më parë, e vetmja kameramane në Top Channel Neli Lleshi, është aksidentuar rreth orës 01:30 pas mesnatës.

28-vjeçarja është përplasur me një automjet, drejtuesi i të cilit ishte kundravajtje në rrugën e Durrësit dhe nën efektin e alkoolit. Mamaja e të aksidentuarës ka folur në emisionin “Shqipëria Live” në lidhje me ngjarjen dhe gjendjen e së bijës.

Ajo ka treguar që vajza e saj është akoma në reanimacion në spitalin e traumës gjithashtu ka thyerje të legenit, thyerje të një brinje dhe femurit dhe shembje të mbiveshkores. I vetmi përmirësim i saj është që Neli nuk ka hemorragji të brendshme por rikuperimi i saj do një kohë të gjatë.”

Jam e lumtur që ka jetën dhe nuk ka shembje në shtyllën kurrizore por rikuperimi do të jetë shumë i gjatë në pjesën e legenit sepse është thyer komplet” tha nëna e të aksidentuarës.Gjithashtu nëna e 28-vjeçares ka treguar se vajza e saj ka qenë koshiente në momentin e aksidentit dhe madje e ka rrëfyer atë.

Djemtë të cilët kanë ndihmuar Nelin duke i dhënë ndihmën e parë gjithashtu kanë xhiruar momentin e aksidentit, ku dukej edhe shpejtësia e mjetit kundravajtje. Jurgen çela, autori i ngjarjes, është larguar nga vendngjarja duke mos i ardhur në ndihmë të aksidentuarës dhe pasi u vu në pranga është liruar dy ditë më pas, duke marrë si dënim masën “detyrim paraqitje”.

“Neli thotë që nuk e ka parë makinën fare, ai ka ndezur dritat në momentin e fundit dhe thjesht ka mbyllur sytë duke thënë “Mos o Zot” po unë e inkurajoj, se ajo kur u përmend thotë që erdhi një shans i dytë dhe unë i them që do ta vazhdojmë” tha nëna e Nelit e përlotur.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë ka folur dhe avokati Gylsen Zhllima, duke thënë se në rastin e një aksidenti të tillë autori duhet dënuar 1 deri në 5 vitë burg. Gjithashtu ai ka nënkuptuar që gjyqtarja e cila ka shqyrtuar ngjarjen është një gjyqtare e cila është kritikuar për vendimet gjyqësore.

Në lidhje me largimin e autorit nga vendngjarja avokati tha se: “Kur kemi të bëjmë me shmangien e përgjegjësisë penale dhe civile dhe kjo është një vepër penale, dhe gjyqtarja duhet ta dijë, unë dyshoj për paaftësitë e saj profesionale”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *