Nëna e monstrës që vrau tre gra: “Djali kishte marrëdhënie të mira me nusen, ajo iku…”

Nëna e Dan Hutrës ka deklaruar se konflikti mes të birit që vrau tre gra e plagosi tre të tjera ka lindur pasi ka mësuar që gruaja e tij ishte shtatzënë. Në një rrëfim për emisionin Review në Euronews Albania, e ëma e Hutrës mohoi që i biri të ketë ushtruar dhunë ndaj ish-gruas, me të cilën siç tha ka pasur marrëdhënies shumë të mira.

Ajo u shpreh se ishin gëzuar për shtatzëninë e ish-nuses dhe kanë festuar kur e kanë marrë vesh lajmin, por më pas ajo ishte larguar nga shtëpia e tyre për tek ajo e prindërve, pa asnjë shkak.

“Për fëmijën më ka treguar Dani, kam shkuar me nusen dhe ka dalë që ka qenë shtatzënë. Donte të ikte në mëngjes, i thashë ku po shkon? Do shkoj të bëj analiza se jam sëmurë, më tha. Në orën 5 ka ikur nga shtëpia. Më pyet Dani ku është nusja? I thashë që është në shtëpi. Komshia më tregoi që kishte kaluar gardhin nga koteci i pulave, vetëm telefonin kishte në dorë. Erdhi Dani dhe më tha bëhu gati të ikim në Kamëz të bëjmë denoncimin se është zhdukur. Ka shkuar tek familja e vet pas 4 orësh. Dani nuk e ka prekur me dorë. Kur ka lindur nusja, bashkë me vajzën i kemi shkuar në spital dhe i kemi çuar lule”, tha nëna e Hutrës.
Nga ana tjetër motra e tij ka deklaruar se kërkojnë testin e ADN-së së djalit të lindur pasi prej tij sipas saj “u bë gjithë lufta”.

Gjithashtu motra e Hutrës thotë se i vëllai i kishte rrëfyer se donte të vriste personin që i kishte dhënë armën personit që kishte vrarë babanë e tyre. Ajo shtoi se edhe më parë ai ishte betuar se donte ta vriste këtë njëri.

“Kjo është se personi që ka vrarë babën, ka marrë pushkën tek ky që donte të vriste Dani. Dani ka dashur të hakmerret. Rrahmen Seli është ky, ky që i ka dhënë pushkën për të futur dhe për të vrarë babën. Ka qenë i fiksuar për të marrë hakun e babës. Këtë që ka vrarë babanë e kemi njeri të afërt dhe Dani është betuar që do merrte hakun e Rrahman Selës,”- tregoi ajo.

Lexo edhe: Habit motra e Dan Hutrës: “Duam testin e ADN-së, gjithë lufta u bë për këtë fëmijë”

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *