Nëna e Sibela Abedinit: Nëse del nga burgu, do ta vras me duart e mija Altin Çokun

Nëna e Sibela Abedinit, 27-vjeçares e cila vrau veten pasi personazhi i TikTok i publikoi një foto intime, ka paralajmëruar se nëse Altin Çoku del nga burgu do të bëjë vetëgjyqësi.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Daniela tregoi Altin Çoku ka thënë në TikTok se “s’ka çfarë më bën shteti se jam me kartelë dhe kam lekë”.

“Jam betuar para arkivolit të gocës, me këto duar do ta bëj copa-copa dhe trupi i tij do të dorëzohet në polici të Kamëz. Do të marr hakun e fëmijës, djalin dhe gocën se fus, por unë vetë me këto duar. Nëse shteti e nxjerr nga burgu se është me kartelë dhe me para, unë do ta vras”, u shpreh ajo.

Nëna e Sibelës Abedinit: Fëmija ka qenë duke punuar, jo në hotel. As tek supermarketi nuk dilte, ishte fëmijë i mbyllur. Se kam pasur vajzën që shkonte nëpër hotele.

Kishte 1 muaj e 3 ditë që kishte ardhur nga Kosova. Si çdo çift kishin probleme, i thashë hajde rri këtu dhe qetësohu. E mora unë në Kosovë, vajza ka qenë shumë xheloze. I thashë ka fëmijë me ty, mos me mamin. E kam rritur pa babë, jam bërë nënë e babë vetë. Bashkëshorti është jashtë, ai është me tjetër. Këtë mostrën e kam takuar në një supermarket me gruan e vet, më tha më duhet një pastruese. Më tha jam me gruan dhe vajzën e vogël, i dhashë numrin e telefonit. Kur shkova me vajzën, se s’donte të më linte vetëm, nuk ishte gruaja e tij aty, më tha është në spital. Punova dy ditë aty dhe gjeta punë tjetër në Bathore. Më tha vajza meqenëse ti gjete punë tjetër, po shkoj unë, Ditën e parë shkoi me vajzën e saj të vogël dhe i dha 20 mijë lekë. Ditën e dytë Sibela la vajzën tek motra dhe iku vetë, nuk i kishte dhënë lekë. I dha vetëm një çantë me lodra për vajzën e vogël. Ka shitur unazën dhe vajzën për t’i blerë vajzës pampersa. I thashë të mos shkojë më, se do të gjenim punë tjetër.

Ditën e dytë i tha që do iki në Itali dhe kur të të kontaktoj unë. Sibela ishte e qetë, nuk shfaqi shqetësime.

I kam thënë nxirreni atë nga policia. Ai ka thënë në TikTok s’kam çfarë më bën shteti se jam me lekë. Jam betuar pa arkivolit të gocës, me këto duar do ta bëj copa-copa dhe trupi i tij do të dorëzohet në polici të Kamëz. Do të marr hakun e fëmijës, djalin dhe gocën se fus, por unë vetë me këto duar. Nëse shteti e nxjerr nga burgu se është me kartelë dhe me para, unë do ta vras.

Ajo ka treguar se 27-vjeçarja para se të dilte në tarracë nga ku dyshohet se është vetëhedhur, kishte vendosur në gjumë të bijën, 2 vjeç, dhe më pas kishte dalë të konsumonte një cigare.  Në momentin që familjarët vunë re mungesën e Sibelës, ishte vëllai i saj ai i cili  kishte vështruar në dritare dhe kishte parë të motrën poshtë në rrugë të gjakosur, duke menduar se ndonjë automjet e kishte përplasur.

Menjëherë ata e dërguan në spital, aty ku dhe fatkeqësisht ndërroi jetë. E ëma ka treguar se në momentet e fundit të jetës, Sibela i ka lënë amanet të vëllait vajzën e saj dhe pasi i shtrëngoi dorën ndërroi jetë.

 “Dhomën ku jetoj e kam përhohësisht, pronari i shtëpisë më tha pastroje dhomën se ka lagështirë që ta lyejmë e të kaloni tek shtëpia. Sibela më tha mami hyr lahu se je e lodhur dhe shtriu.  E vuri vajzën në gjumë, i tha motrës po dal të pi një cigare. Kur vajza e pa që po vonohej doli në sallon, në atë kohë erdhi po vinte djali.

Sibela nuk kishte ngrënë bukë sepse kishte thënë do presim vëllanë. Djali nxori kokën nga dritarja dhe bërtiti mami e ka shtypur makina Sibelën. Erdhi çuni ku është Sibela, kur e nxjerr djali kokën te penxherja vetëm ka bërtit mami e ka shkelur makina Sibelën.

Djali nuk e dinte dhe kapi për fyti shoferin e fugonit sepse mendoi se e shtypi ai. Vajza ishte ende gjallë.
E dërguan në spital, i shtrëngoi dorën të vëllait dhe i tha amanet Ambrën dhe ka dhënë shpirt”, tha e ëma.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *