Nëna i thoshte të bijës ta linte nipin në jetimore, reagon babai i vogëlushit: “Fajin e ka…”

Në seancën e radhës të “Shihemi në Gjyq” erdhi një telefonatë e lidhur me rastin i 22 Janarit 2023 midis Blerinës dhe nënës së saj, Diturisë. Fabiani, ish-bashkëshorti i Blerinës telefonoi gjatë rubrikës nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për të treguar anën e tij të historisë.

Versioni që dihet deri më tani nga Blerina dhe Dituria është se djali nuk ka atësi dhe nëna i kërkonte vajzës të largohej nga shtëpia sepse s’kishte mundësi t’i mbante ose ta linte fëmijën në jetimore. Gjithashtu, u tha se Blerina nuk merrte asnjë të ardhur nga Fabiani dhe gjatë kohës që qëndronte në familjen e ish-bashkëshortit, trajtohej keq nga vjehrra dhe nuk i plotësohej asnjë kusht.

Ai pretendon se situata ka qenë e manipuluar nga nëna e Blerinës, Dituria dhe asgjë nuk është e vërtetë. Fabiani shton se çifti është ndarë para ardhjes në jetë të fëmijës dhe prindërit e tij nuk janë lejuar ta takojnë nipin e tyre.

Fabian: E gjithë kjo histori u bë për shkakun e nënës së saj.

Eni Çobani: Shkakun e ndarjes thoni? Ju keni shkuar mirë me Blerinën?

Fabian: Po, po, po.

Eni Çobani: Dhe është futur mamaja në këtë mes dhe ju ka ndarë, gjë e cila prej saj në fakt nuk pranohej sepse ajo gjatë gjithë kohës thoshte kthehu te Fabiani, ta mbajë djalin Fabiani?

Fabian: Po, edhe si ishte puna pastaj nuk na eci, duke u zënë, duke u ftohur, i pata thënë shumë herë mos bëj gabime, nuk më dëgjoi. Tani ajo shikon jetën e vet, unë shikoj jetën time.

Eni Çobani: Patjetër, ju jeni të lirë të shikoni jetën tuaj, por keni një fëmijë. Tani unë dua nga ju publikisht të dëgjoj që sot ai fëmijë nuk ka atësi, është dy vjeç e gjysmë. Tani, është fëmija juaj Fabian, djali i Blerinës apo jo?

Fabian: Po, unë fëmijën e njoh, e kam parë, është i imi. Është gjaku im. Tani ato bënë çfarë bënë dhe janë shumë të padrejtë se nuk… e kanë bërë pa prezencën time kupton, kanë bërë një padrejtësi pa prezencën time.

Eni Çobani: Kush është padrejtësia, lindja e fëmijës?

Fabian: Padrejtësi se njeriu ka një lloj respekti, ne vërtet u ndamë, por ama duhet lajmëruar dikush.

Eni Çobani: Ah, ju jeni ndarë para lindjes së djalit?

Fabian: Po, po para lindjes së djalit.

Eni Çobani: Në lindjen e djalit, se ata pretenduan që ju s’keni ardhur fare në maternitet bashkë me nënën tuaj, ndërkohë që ju po thoni një gjë tjetër. Ishit ndarë përpara se të vinte në jetë djali dhe ju s’keni marrë njoftim ditën e lindjes?

Fabian: Po dhe prindërit e mi, kur ajo lindi nuk i lanë ta shihnin.

Ardit Gjebrea: Nuk të lanë ta shikosh?

Fabian: Po, prindërit e mi shkuan në spital dhe s’i lanë ta shihnin. I thanë që fëmijën e kemi vetë, nuk kemi nevojë për asnjë.

Eni Çobani vendos në dijeni Fabianin për ndihmat që kanë ardhur nga shqiptarët drejt Blerinës dhe i rikujton çështjen e atësisë. Fabiani pranon sërish se fëmija është i tiji dhe do ta njohë atësinë e tij.

“Unë do të vij në Shqipëri shumë shpejt dhe do të bëj atësinë e fëmijës”, shprehet ai duke shtuar se është i ndërgjegjshëm edhe për detyrimet morale e financiare ndaj të birit pas këtij akti ligjor.

Kujtojmë se mes të tjerash, Blerina tregoi se i biri 2-vjeçar i thërriste “babi” gjyshit të tij.

Më poshtë mund të ndiqni videon e rubrikës “Shihemi në Gjyq” të datës 22 Janar 2023.
Lexo edhe: E bija është divorcuar me fëmijë, nëna: “Çoje djalin në jetimore, na shkatërrove”

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *