Nga Edi Rama te Dua Lipa, si shtirej vrasësi i Liridonës duke bërë foto me personazhe VIP

Naim Murseli, 33 vjeçari shqiptar i Kosovës, akuzohet se ka porositur vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj. Ngjarja që ka shokuar opinionin publik mbarë shqiptar ndodhi mbrëmjen e 29 Nëntorit në Prishtinë dhe u tentua të inskenohej si grabitje.

Policia e Kosovës ka arritur të zbardhë vrasjen dhe ka arrestuar deri tani tre persona, Naim Murselin si porositës të vrasjes së bashkëshortes, Granit Plava si ekzekutor që është paguar 30 mijë euro nga Murseli dhe një efektiv i Forcës së Sigurisë së Kosovës, por që roli i tij nuk dihet ende.

Liridona Ademaj, gruaja e vrare ne Prishtine me porosi te burrit te saj
Liridona Ademaj, gruaja e vrare ne Prishtine me porosi te burrit te saj

Këshilltari i ish-presidentit Behgjet Pacolli ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe reklamonte gjithandej udhëtimet me avion privat, festa në shtete të ndryshme, takime me VIP-a të njohur shqiptarë në botë, takime me politikanë dhe deri te martesa e vajzës së Donald Trump.

Naim Murseli me Rita Oren me 28 Nentor, nje dite para se te porosiste vrasjen e gruas
Naim Murseli me Rita Oren me 28 Nentor, nje dite para se te porosiste vrasjen e gruas

Në llogarinë e Naim Murselit në Facebook, gjen foto të tij me kryeministrin Edi Rama, kryeministrin Albin Kurti, presidentin Hashim Thaçi, fotot me Behgjet Pacollin janë me qindra, deri disa ditë para vrasjes së bashkëshortes.

Madje, 33 vjeçari nga Kosova duket se ishte i fiksuar dhe pas personazheve VIP, pasi ka selfie dhe fotografi të tjera me Rita Orën, Dua Lipën, Olta Gixharin, Granit Xhakën, Eric Trump, djalin e Presidentit Trump, dhe shumë të tjerë.

Naim Murseli me kryeministrin Edi Rama
Naim Murseli me kryeministrin Edi Rama

Por, bie në sy se në asnjë nga qindra fotografitë në llogarinë e tij në Facebook, Naim Murseli nuk kishte postuar me bashkëshorten. Shtirja e tij pranë personazheve të njohur të politikës, muzikës dhe biznesit duket gjithandej, kurse në shtëpi ai ka qenë një vrasës që ka pritur ditën të urdhëronte ekzekutimin e bashkëshortes, në sy të dy fëmijëve të mitur.

Naim Murseli me kengetaren Dua Lipa
Naim Murseli me kengetaren Dua Lipa
Naim Murseli dhe Behgjet Paccolli
Naim Murseli dhe Behgjet Paccolli, me 9 Shtator 2023

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *