Një grua 55-vjeçare ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në aksin Peqin-Elbasan, pasi është hedhur nga furgoni pranë fshatit Papër.
Merushe Gjuzi udhëtonte se bashku shoqen e saj drejt Elbasanit, kur në një moment ka hapur derën e furgonit dhe është hedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Teksa është pyetur nga policia gruaja e cila udhëtonte me viktimën ka deklaruar se Merushe Gjuzi dukej në gjendje jo të mirë psikologjike atë mëngjes pasi siç i kishte thënë shoqes, ishte grindur me bashkëshortin.
“Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit”- ka deklaruar shoqja e saj, por këtë mëngjes, Gjuzi deshi të ulej pas dhe u ul vetëm.
Policia ndërkohë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.