Ngordh shqiponja që u keqtrajtua në Përmet, autori e kishte varur për ta balsamosur të gjallë

Shqiponja e keqtrajtuar që u raportua në Përmet nën pamjet e rënda tek vuante e dërrmuar nga plagët për t’u balsamosur e gjallë, nuk ka arritur të mbijetojë. Pas denoncimit shpendin e morën autoritetet për ta shëruar, por rezultoi e pamundur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bual të Përmetit një ditë më parë, ku u bë e njohur nga një video e publikuar që tregonte shpendin e gjallë të lidhur në gardh. Reagimet në lidhje me shpendin e keqtrajtuar u lidhën dhe faktin se shqiponja është simbol i identitetit kombëtar.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *