“Ngrohja me dru është luks në Korçë”, pedagogia: Me çfarë po ngrohen qytetarët

Pedagogia Maria Dojçe tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” se Korça po shikon tashmë rrugë alternative për të siguruar ngrohjen pasi sipas saj ngrohja me dru është kthyer në luks.

Ajo tha se çmimi i druve është rritur shumë këtë vit në krahasim me një vit më parë duke bërë që shumë prej familjeve në Korçë të zgjedhin të marrin kondicionerë ose rezistenca për t’u ngrohur.

“8000 lekë të reja metri ka shkuar këtë vit, ky është një çmim që edhe pensionistët por edhe rrogëtarët e kanë të vështirë ta përballojnë.

Soba e drurit ka filluar të zëvendësohet me kondicionerë duke qenë se janë më ekonomik në shpenzimin që ata kanë, por edhe më eficentë në ngrohje. Korçarët njihen për llogaritë e mirë që bëjnë, kondicioneri kushton më shumë në fillim, por soba e drurit i ka shpenzimet më të mëdha në vazhdimësi.

Soba e drurit është kthyer në luks në Korçë, për ata që kanë shtëpi private dhe oxhaqe”,-tha mësuesja nga Korça.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *