Ngujoi gruan dhe fëmijët për 6 vite në shtëpi, lirohet Xherxhi Laçi

Ndonëse u arrestua me shumë bujë dhe me akuza të rënda dibrani, Xherxh Laçi është lënë i lirë dhe sipas të dhënave gjykata ka vendosur për të që të shtrohet në spital.

Pavarësisht akuzave të shumta në lidhje me të, pasi ai u akuzua nga bashkëshortja se kishte ngujuar atë dhe fëmijët në banesën prej 6 vitesh, më vonë u mësua se në fakt fëmijët shkonin në shkollë dhe pak javë para se sa ai të arrestohej njëri nga djemtë kishte marrë edhe dëftesën e klasës së nëntë. por duke parë gjendjen e tij të rënduar psikologjike, Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për Xherxh Laçin, i cili u arrestua pasi mbante familjen te ngujuar. Pas ekspertizës mjekësore gjykata ka vendosur për Laçin masën mjekim i detyrueshëm në spital.

Ai kishte ngujuar bashkëshorten e tij për 6 vite me radhë në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Prej 1 viti, 50-vjeçari kishte ngujuar edhe dy fëmijët e tij, të cilët nuk i kishte lënë të vazhdonin gjimnazin pasi kishin përfunduar shkollën 9-vjeçare. Vetë Laçi dilte nga shtëpia vetëm ditën e premte, pasi shkonte në xhami për t’u falur, ndërsa në momentin e arrestimit i janë gjetur edhe libra fetarë.

Sipas fqinjëve ata nuk kishin paguar as faturat e energjisë elektrike, çka ka sjellë edhe ndërprerjen me furnizimin me energji nga ana e OSHEE. Ajo çfarë vihej re në banesë është se Laçi e kishte izoluar ballkonin me çarçafë, për të shmangur çdo kontakt të familjes me botën e jashtme.

Pas operacionit të zhvilluar, në banesë u gjetën dy thika, shkopinj druri dhe 700 fishekë, të cilët i kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Xherxh Laçi, i njohur edhe me emrin Gjergji, nuk është krejtësisht emër i panjohur për policinë. Ai është arrestuar në vitin 2013, pasi në të njëjtën zonë ku banon edhe sot qëlloi me breshëri kallashnikovi, duke terrorizuar banorët përreth.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *