Një biznesmen tentoi të sillte restorantin e Nusret’ në Shqipëri, por ja sa i kërkoi kuzhinieri

Nusret është një kasap i famshëm turk, i cili u bë shumë i njohur për mënyrën si hidhte kripën në mish. Pas famës që fitoi, restorantet e tij të hapura në disa vende luksoze të botës janë ndër më të shtrenjtët.
Vetëm para pak ditësh dikush publikoi një faturë ku darka shkonte 161 mijë euro.

Sigurisht shqiptarët janë ndër popujt që e pëlqejnë luksin dhe me sa duket një biznesmen i njohur shqiptar ka menduar ta sjellë restorantin e Nusret’it edhe në vendin tonë. Gazetari investigativ Artan Hoxha tregoi se personi në fjalë kishte kërkuar të merrte brendin e Nusretit, për të hapur një restorant në Tiranë, por kuzhinieri i famshëm Nusret Gokçe kishte kërkuar plot 7 milionë dollarë.

“Është tentuat ta sjellin këtu Nusretin si brend. Donte dikush nga këta të sillte Nusretin si brand në Tiranë, por kërkoi 7 milionë dollarë tha”, u shpreh gazetari Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Nusret ka aktualisht linjë restorantesh në 7 vende të botës, përfshi Greqinë dhe vendlindjen e tij Turqi, ku ka 9 restorante.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *