Kryeministri Edi Rama duket se mban në zyrën e tij, veç pikturave nëpër mure, edhe një shalqi. Këtë e tregon edhe fotografia e postuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, teksa Rama zhvillonte një takim me të Ngarkuarin me Punë të SHBA-së në Tiranë, David Wisner.
Shalqiri ndodhej pranë derës kryesore të zyrës së kryeministrit, ndërkohë që ende nuk dihet nëse vendosja e tij aty ka qenë e rastësishme apo e qëllimshme.
Sjellim në vëmendje se zyra e Ramës është një ambient aspak i zakonshëm për një kryeministër, për shkak të pikturave dhe objekteve të veçanta që ndodhen atje, ku më herët Rama zbuloi së në zyrë mban edhe një breshkë.