Mbrëmjen e djeshme, Ermiona Lekbello i tha Luiz Ejllit se donte të largohej përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Këngëtari u mundua që ta qetësonte atë dhe i tha që të mendonte.
Teksa Ermiona i thoshte se sa herë i shikon në fytyrë disa banorë, i vjen për të vjellë, Luizi i tha që të mos ikte që t’u bënte qejfin atyre.
Por në shtëpi ësht♪ hapur Zarfi i Zi ku është komunikuar se Ermiona përjashtohet prej dhunës verbale.
Ermiona mesa duket nuk ka duruar presionin që u bë mbrëmë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP” për situatën e Luiz Ejllit me Kiara Titon. Të gjitha vajzat e nxorën këngëtarin si dhunues, por Ermiona tha se aty në shtëpi ka edhe vajza që dhunojnë vajza dhe nuk flet askush.
Ajo madje ishte e indinjuar me Kiarën që u bë me Luizin, dhe pëshpërit në krah të banorëve të tjerë.