Një valixhe me djathë e bakllava “ngre në këmbë” punonjësit e terminalit të trageteve në Durrës

Një çantë e zezë në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit, ka shqetësuar sot punojësit e sigurisë. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, punonjësit e sigurisë portuale, forcat xheniere dhe autoambulanca.

Mësohet se forcat xheniere konstatuan dy valixhe të mbyllura dhe izolun menjëherë zonën, duke bërë dhe verifikimin me pajisje dhe qenin e Policisë.Nga kontrolli i kryer rezultoi se në valixhe kishte djathë dhe bakllava, që mesa duket i përkasin një qytetari që ka udhëtuar drejt Italisë. Më pas situata u rikthye në normalitet.
Sipas njoftimit zyrtar mbrëmjen e djeshme, një qytetar që udhëtonte drejt Italisë, ka harruar bagazhet në Portin e Durrësit dhe ka vijuar udhëtimin drejt Italisë. Por uniformat blu kane kryer të gjitha procedurat standarde të verifikimit dhe ka rezultuar se në valixhe kishte veshmbathje, ushqime dhe sende të tjera personale të qytetarit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *