Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, ka festuar një ditë më parë ditëlindjen. Ditën e saj të veçantë, ajo kishte vendosur që t’a kalonte në mal së bashku me njerëzit e zemrës.
Ndërkohë nuk kanë munguar urimet e shumta nga familjarët, miqtë dhe fansat e saj. Fillimisht gjithë vëmendjen e mori urimi që Rudina i bëri vetes, ku u shfaq me një tortë mjaft të veçantë.
Ndërkohë një urim mjaft të bukur ka marrë edhe nga vajza e bashkëshortit të saj, Mark Frroku.
“Gëzuar ditëlindjen njerkës më të çmendur”, shkruan Mara bashkëngjitur me foton e publikuar në “Instastory”, ku shfaqen të dyja.
Kujtojmë se Rudina ka treguar gjithmonë se ka një raport special më fëmijët e bashkëshortit të saj, ish-politikanit Mark Frroku.