Aktorja e njohur me famë botëore, Angelina Jolie ka njoftuar se libri i saj për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi.
Dhe këtë e ka bërë me dije në mënyrën më të bukur, pasi në Instagramin e saj me mbi 14 milionë ndjekës ka shkruar në shqip.
“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë.
Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, shkruan aktorja.
Të njëjtin paragraf, aktorja e ka shkruar edhe në moldavisht, polake dhe anglisht.