Artan Hoxha, duke folur për operacioni “Tempulli” tha se Shqipëria, pa bërë zhurmë ka krijuar një treg të brendshëm pak nga pak.
Mirpëo, sipas tij, krimi dhe lëndët narkotike kanë penetruar thellë dhe habiti jo pak kur tha se nuk janë vetëm te dera e gjimnazit dhe universiteteve, por edhe te dera e shkollës 9 vjeçare.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetari i kronikës tha se mjafton të lëvizësh në darkë nëpër lagje dhe vjen era karakteristike e përdorimit të kanabisit.
“Gabimi që është bërë në Shqipëri, i kemi lejuar të penetrojë thellë, nuk janë vetëm te dera e gjimnazit dhe universiteteve, por edhe te dera e shkollës 9 vjeçare.
Mjafton të lëvizësh në darkë nëpër lagje dhe vjen era karakteristike e përdorimit të kanabisit. Sot ndodhemi para fenomenit që kemi krijuar një treg të brendshëm dhe po krijon problematikë shumë të madhe,” tha gazetari.
Më tej, ai ka folur me shifra konkrete për çmimin e lëndëve narkotike aktualisht në vendin tonë.
Sot në rrugë kanabisi shitet me qese farmacie. Shkon deri në 1.7 gram dhe ka vlerë 10 mijë lekë të vjetra, që është joshëse. Sot një kilogram kanabis që bëhet në ambjente natyrore, shkon kilogrami 700-750 euro.
Një kilogram kanabis që kultivohet te shtëpitë e barit, kjo shkon 1800-2000 euro kilogrami, sepse përqëndrimi i THC është më i madh.
Sot një dozë e kokainës, që është bërë e frikshme për shkak të përfshirjes së shqiptarëve në rang global, ka bërë që të krijohet tregu i brendshëm. Më parë një dozë kokainë, 1 gram, doza tani ka vajtur 0.6-0.7 maksimumi. Çmimi luhatet nga 30-40 mijë për gjysmë doze. Për një dozë 60-70 mijë lek.
Një dozë kokainë në Tiranë, e cila ka edhe përzierje, ka 60-70 mijë lek”, deklaroi Hoxha.