Ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Armaldo Kllogjeri, ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel.
Gjatë intervistës mjaft emocionuese ku nuk munguan as lotët, Maestro është surprizuar disa herë. Madje edhe nëna e tij, Vezire Kllogjeri, i kishte dërguar një mesazh.
“Ti sot je bërë VIP, por mos kujto se je vetëm ti VIP. Se për herë të parë jam bërë unë VIP, para teje. Se në moshën 18 vjeç jam hedhur me parashutë, me 3 shoqet e mia që i përshëndes dhe i dua shumë”, është mesazhi që nënë Vezire i kishte dërguar këngëtarit të njohur.
Armaldo tregoi më pas se kur e pyeste nënën e tij ‘se ku e more guximin për t’u ngjitur me helikopter dhe hedhur?’, ajo i përgjigjet se ‘ishte 18 vjeç dhe nuk mendonte se çfarë do të ndodhte më pas’.Kllogjeri shtoi se pikërisht këtë guxim ka marrë nga nëna e tij si dhe për të bërë gjërat që u pëlqen, pa menduar se çfarë mund të dalë përpara.