Stuhia “Daniel” në Greqi, shkon në 15 numri i viktimave! I fundit është një 42-vjeçar që…

Ka shkuar në 15 numri i viktimave në Greqi, pas stuhisë “Daniel”, e cila ka sjellë shkatërrime në masë në disa zona të vendit fqinj.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, së fundmi është gjetur trupi i pajetë i një 42-vjeçari në Pagasitikos.

Mësohet se makina që ai po drejtonte u përfshi nga rrjedha e ujit në përroin e Shën Katerinës të marten teksa ai po udhëtonte me djalin e tij, i cili për fat të mirë është në gjendje të mirë shëndetësore.

Trupi i pajetë i 42-vjeçarit u gjet në mesditë nga një operator lundrimi në zonën detare të Mikra Trikerit, në Gjirin e Pagasitit. Ai u mor nga roja bregdetare dhe u dërgua në spitalin e Volos, ku janë thirrur të afërmit e 42-vjeçarit fatkeq dhe e kanë njohur, sipas gegonota.neës.

Më herët të dielën, nëna e zhdukur dhe djali i saj u gjetën të vdekur në zonën e Metamorfosit në Kardicë. Bëhet fjalë për një grua 88-vjeçare dhe djalin e saj 65-vjeçar të cilët rezultuan të zhdukur.

Trupi i pajetë i 42-vjeçarit u gjet në mesditë nga një operator lundrimi në zonën detare të Mikra Trikerit, në Gjirin e Pagasitit. Ai u mor nga roja bregdetare dhe u dërgua në spitalin e Volos, ku janë thirrur të afërmit e 42-vjeçarit fatkeq dhe e kanë njohur, sipas gegonota.neës.Më herët të dielën, nëna e zhdukur dhe djali i saj u gjetën të vdekur në zonën e Metamorfosit në Kardicë.

Bëhet fjalë për një grua 88-vjeçare dhe djalin e saj 65-vjeçar të cilët rezultuan të zhdukur.Mëngjesin e së dielës u gjet edhe një 58-vjeçar i zhdukur nga Agios Dimitrios. Burri figuronte si i zhdukur që prej ditës së djeshme, më 9 shtator. Ai u pikas sot nga një dron midis zonave të Agios Dimitrios dhe Petrino.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *