Kohët e fundit, Shtetet e Bashkuara u përballën me ‘shkallën e largimit’ më të lartë në 20 vitet e fundit. Kjo detyroi Qendrën Kërkimore Peë të anketonte punëtorët për të gjitha arsyet pse kanë lënë punën e tyre. Çuditërisht për shumë njerëz, dy arsyet kryesore përfshinin pagat e ulëta dhe mungesa e mundësive për avancim. Po arsyeja e tretë? Ndjenja e mungesës së respektit në punë.
57% e të anketuarve thanë se mosrespektimi ishte ndër arsyet e tyre kryesore. Menjëherë pas kësaj vinte ballafaqimi me çështjet e kujdesit ndaj fëmijëve dhe lufta me mungesën e fleksibilitetit.
Postimi i një punonjësi u bë viral kur një kompani kishte vënë disa rregulla të çuditshme.
Nuk ka telefonata nga kjo orë, në këtë orë.
S`keni dado, gjejeni një.
Fëmija sëmurë, blijini ilaçe.
Je vetë sëmurë, merr ilaçe.
T`u prish makina, merr taksi.
Jemi një kompani 1 milionë dollarëshe, le të sillemi si të tillë.
Fotoja e shënimit të lënë të shkruar të zezë mbi të bardhë është bërë virale.
Kompanitë, edhe ato 1 milion dollarëshet, sidomos ato, duhet të kenë staf rezervë në rast se punonjësit kanë probleme.
Të tjerë njerëz vunë në lojë gabimet ortografike që ishin bërë në shënim.
Po ju jeni ndeshur me ndonjë rast të tillë në punët tuaja?